Kosova dhe sipërmarrësit e rinj

18:21 / 14.06.2012
I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Michael Murphy, dhe Drejtoresha e misionit të USAID-it në Prishtinë, Maureen A. Shauket, pritën sot një grup të sipërmarrësve të rinj për të shikuar një episod të serisë “The Entrepreneurs” (Sipërmarrësit) të kanalit televiziv CNBC dhe për të biseduar rreth rolit të sipërmarrësisë në rimëkëmbjen e ekonomisë.

Sipërmarrësit e rinj janë përfitues të programit të sipërmarrësve të rinj të USAID-it (http://usaidyep.org) që iu ofron përkrahje sipërmarrësve të ri dhe të shquar të Kosovës të moshës prej 18 – 35 vjeç, me mbështetje të dukshme për zhvillimin e mikro-biznesit dhe atij të vogël, përfshirë edhe dhënien e granteve të nevojshme, qasjen në kredi dhe këshillimin.

Kjo ngjarje është organizuar për të shënuar Ditën botërore të diplomacisë ekonomike, e cila organizohet anekënd botës nga Departamenti i Shtetit i SHBA-ve për të vënë në pah diplomacinë e rëndësishme ekonomike të diplomatëve amerikanë dhe ekspertëve për zhvillim kudo nëpër botë.

Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, ka iniciuar agjendën e saj të diplomacisë ekonomike vitin e kaluar “sepse ne e kuptojmë që udhëheqësia globale bazohet në prosperitetin dhe bashkëpunimin ekonomik”.

“Për këtë arsye, ne po punojmë me partnerët tanë të jashtëm që ekonomia të vihet në ballë të politikës sonë të jashtme dhe që të gjejmë zgjidhje ekonomike për sfidat tona të përbashkëta strategjike”, thuhet në një komunikatë të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Pa marrë parasysh a janë afaristë apo diplomatë, a janë amerikanë apo kosovarë, ekonomia e ndërvarur botërore tregon se të gjithë e ndajmë barrën e përparimit.

“Përtëritja ekonomike e Amerikës varet nga fuqia e ekonomisë botërore dhe ekonomia botërore varet nga fuqia e ekonomisë amerikane”.

Njëri prej qëllimeve kryesore të politikës së jashtme të SHBA-ve në Kosovë është zhvillimi i sektorit privat të Kosovës, për të nxitur rritjen ekonomike të vendit.

Mbështetja e sipërmarrësve të rinj, duke ua dhënë mjetet e nevojshme për të arritur sukses, është vetëm njëra prej mënyrave ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova punojnë së bashku për të forcuar ekonomitë e të dyja vendeve tona.

Video-mesazhin e Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, mund ta shikoni këtu. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
14:08 / 18.05.2013
Swedish House Mafia

Swedish House Mafia të lansojnë këngën lamtumirëse

Grupi i famshëm botëror i muzikës techno, Swedish House Mafia, kanë zbuluar se do të lansojnë një këngë lamtumirëse.
Teknologji
14:12 / 18.05.2013
Dita Digjitale e Kosovës

Dita Digjitale e Kosovës

Avancimi i biznesit me trendet më të fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile ishte qëllimi i k...
Ekonomi
13:36 / 18.05.2013
Foto: Ilustrim

Cilësia e ushqimit, e varur nga zbatimi i ligjeve

Hulumtimet e bëra nga shumë organizata, përfshirë edhe Qendrën për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, që kanë analizuar...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.