Kosova dhe Turqia shmangin tatimet e dyfishta

15:03 / 10.09.2012
Kosova dhe Turqia vazhdojnë bashkëpunimin në ekonomi. Pas marrëveshjes në fushën e Doganave, ministrat e financave të të dy shteteve, nënshkruan marrëveshje edhe në fushën e tatimeve.

Ministri i financave i Kosovës, Bedri Hamza, vlerësoi se marrëveshja është shumë e rëndësishme dhe paralajmëroi marrëveshje tjera. “Nënshkruam edhe një marrëveshje tjetër për thellimin e bashkëpunimit tonë, marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë, që ka për qëllim tërheqjen e investitorëve dhe krijimin e kushteve të mira për bizneset e të dyja vendeve. Ne i kemi filluar negociatat edhe për një marrëveshje tjetër, që është marrëveshja për tregti të lirë”, tha Hamza.

Ministri Hamza ftoi investitorët turq të investojnë kapitalin e tyre në Kosovë, duke iu garantuar një trajtim të barabartë dhe të drejtë.

Kurse ministri i financave i Republikës së Turqisë, Mehmet Shimshek, tha se vizita e delegacionit turk në Kosovë, realizohet në një ditë të rëndësishme për shtetin e ri. Ai vlerësoi se rritja ekonomike, paqja dhe qëndrueshmëria e Kosovës, janë të rëndësishme për tërë rajonin dhe theksoi se marrëveshja për eliminimin e tatimeve të dyfishta do të ndikojë në rritjen e investimeve dhe të ekonomisë në përgjithësi.

“Ne i stimulojmë firmat dhe afaristët turq që të vijnë në Kosovë dhe Kosovën ta shohin si një djep të investimeve për Evropën. Në saje të reformave që janë bërë nga qeveria, Kosova është shndërruar në një qendër të tërheqjes së vëmendjes së investitorëve”, theksoi ai.

Marrëveshja pritet të fillojë të zbatohet më 1 janar të vitit 2013.

Ndërkohë, ministri Bedri Hamza theksoi se Kosova ende nuk e ka nivelin e dëshiruar të zhvillimit, sado që është arritur përparim i ndjeshëm.

Turqia radhitet ndër pesë vendet që Kosova ka më së shumti shkëmbime tregtare. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
16:27 / 20.05.2013

ABC me tre premiera për 13 vjetor

Kinemaja e vetme në Prishtinë, ABC, në përvjetorin e trembëdhjetë të themelimit të saj do të sjellë tre premiera bot...
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
16:16 / 20.05.2013

Kusari-Lila: Nuk ka monopol për importuesit e naftës

Akuzat e naftëtarëve drejtuar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), nuk kanë të ndaluar. Përfaqësuesi i Shoqat...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.