Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se është vënë në dijeni nga mediat elektronike lidhur me të ashtuquajturën marrëveshje për bashkëpunim afarist dhe teknik ndërmjet Konzorciumit NGP dhe përfaqësuesve të Trepçës, e sponzoruar nga Ministria e Minierave dhe Resurse Natyrore e Republikës së Serbisë.