Kosova me marrëveshje ajrore me Emiratet e Bashkuara Arabe

10:08 / 18.09.2012
Më 17 dhe 18 shtator, me qëllim të negocimit të një marrëveshjeje bilaterale të transportit ajror u mbajtën takimet në mes të delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe atij të Emirateve të Bashkuara Arabe. Delegacionet u kryesuan nga Drejtorët e Përgjithshëm të Aviacionit Civil, të Kosovës, Dritan Gjonbalaj si dhe Saif Mohammed Al Suwaidi, nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pas diskutimeve u arrit pajtimi i dyanshëm për tekstin e marrëveshjes, i cili u parafua nga kryesuesit e delegacioneve të qeverive të të dy vendeve. Marrëveshja e parafuar pritet të nënshkruhet nga ministrat e digastereve përkatës në një moment të përshtatshëm protokollar.

Përmes kësaj marrëveshje krijohet baza ligjore për fillimin e fluturimeve të drejtpërdrejta midis Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe aeroporteve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Marrëveshja është e frymës liberale, pa asnjë kufizim në numrin e fluturimeve, numrin e kompanive ajrore apo kapacitetin që do ta ofrojnë.

Palët negociuese veç marrëveshjes ndërshtetërore e nënshkruan edhe një memorandum mirëkuptimi, përmes të cilit palët marrin përsipër ta implementojnë përkohësisht tekstin e dakorduar të marrëveshjes, deri në kompletimin e kërkesave të brendshme ligjore të të dy shteteve për nënshkrimin dhe ratifikimin e marrëveshjes.

Autoritetet e aviacionit civil të të dy vendeve gjithashtu u dakorduan të fillojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e mbikëqyrjes së sigurisë së aviacionit civil.

Para fillimit të negociatave, delegacioni i EBA-së u prit nga Ministri Fehmi Mujota, i cili tha s e marrëveshja ka rëndësi të madhe. Lidhja e marrëveshjes së transportit ajror në mes të Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, jo vetëm që do të krijojë bazë ligjore për zvogëlimin e largësisë midis dy vendeve, por do të hapë perspektiva të reja për thellimin e bashkëpunimit të shkëlqyer në të gjitha fushat. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për afrimin e popujve tanë dhe rritjen e nivelit të shkëmbimeve tregtare”, theksoi Mujota. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.