Kosova nuk e ka shkelur CEFTA-n

13:09 / 23.06.2012
Marrëveshja për Tregti të Lirë CEFTA, një projekt ndërkombëtar i krijuar nga ana e Bashkimit Evropian, me qëllim të lehtësimit të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor është vënë në dyshim se së fundi është shkelur nga Republika e Kosovës, e cila është anëtare e këtij mekanizmi që nga viti 2007.

Vendimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për marrjen e masave të përkohshme mbrojtëse në importin e çimentos për të gjitha vendet me tarifë prej 35 për qind është vendimi, i cili ka ngritur dilema sa a është shkelur marrëveshja e CEFTA-s.

Sipas përfaqësuesve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë kjo marrëveshje nuk është shkelur, derisa Oda Ekonomike e Kosovës vë në dyshim se vendimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është në kundërshtim me këtë marrëveshje.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, ArianZeka, thotë se vendimi për caktimin e masave mbrojtëse në importin e çimentos, ka bazë ligjore. “Është mirë t’i sqarohet opinionit dhe të gjithë atyre, të cilët janë të hutuar me këtë vendim që nuk është shkelur marrëveshja CEFTA. Me lejoni t’i referohem një pjese të Marrëveshjes për Tregti të Lirë, e cila thotë se në momentin kur konkludohet se një industri e caktuar dëmtohet apo kërcënohet që të pësojë dëme, atëherë mund të implementohen masat mbrojtëse”, thotë Zeka.

Sipas Zekës, edhe një dispozitë tjetër e marrëveshjes CEFTA thotë se në momentin kur rrezikohet situata ekonomike e njërit nga vendet anëtare të marrëveshjes CEFTA, atëherë vendi importues, i cili pëson dëme nga një import i caktuar, mund t’i zbatojë masat mbrojtëse.

Sipas Ligjit për masat mbrojtëse në importe, e cili ka hyrë në fuqi në vitin 2011 në Kosovë, thuhet se masat mbrojtëse duhet të përbëjnë një detyrim mbrojtës ad valorem (kuotë me vlerë) të llogaritur sipas vlerës së produktit të importuar, e cila mund të zbatohet përmes kuotës tarifore në importet e produktit të hetuar.

Masa mbrojtëse në produktet e importuara në territorin e Republikës së Kosovës, sipas këtij ligji, zbatohet vetëm nëse është përcaktuar, përmes një hetimi të kryer sipas dispozitave të këtij ligji, që produkti i hetuar është importuar në territorin e Republikës së Kosovës, në sasi të mëdha dhe në kushte të tilla që i shkaktojnë ose kërcënojnë të shkaktojnë dëme serioze prodhuesve të mallrave të njëjta në Kosovë ose që shkakton çrregullime në një sektor të ekonomisë, të cilat do të mund të sillnin përkeqësim të gjendjes ekonomike të këtij sektori në Kosovë. /Rel/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.