Kosova nuk e ndalon importin e alkoolit çek

16:45 / 18.09.2012
Pijet e prodhuara në Çeki që përmbajnë më shumë se 20 përqind alkool, është ndaluar të shitet në këtë vend dhe në disa shtete të Bashkimit Evropian, por jo edhe në Kosovë. Së fundi vendimin për të ndal importin e pijeve alkoolike nga Çekia, e kanë marrë Sllovakia dhe Rumania.

Ky vendim ka ardhur pas një vale helmimesh në këtë vend, që kanë sjellë dhjetua të vdekur.

Dyshohet se helmimet kishin ardhur nga vodka dhe rumi i përgatitur me metanol industrial dhe i shitur me çmim të ulët.

Ndërkohë, institucionet vendore nuk mohojnë faktin se Kosova importon pije alkoolike nga Çekia.

Ilirijana Zymberaj, Kryeinspektore në Inspektoratin Sanitar ka pohuar për Portalin ORAinfo.com, se do të fillojnë një aksion rreth këtyre pijeve. “Do të ndërmarrim një aksion për të shikuar prejardhjen e këtyre pijeve dhe kualitetin e tyre. Në rast se vërejmë ndonjë gjë të dyshimtë, atëherë edhe ne do të marrim vendim për ndalimin e importit të këtyre pijeve dhe shitjen brenda vendit”, tha Zyberaj. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
11:00 / 18.05.2013
Rooney Mara

Rooney Mara fytyrë e Calvin Klein

Aktorja e njohur, Rooney Mara, është bërë fytyra e re e brendit të njohur Calvin Klein.
Teknologji
9:45 / 18.05.2013
Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Modeli i shumë-përfolur i telefonit të mençur Lenovo tashmë është prezantuar me karakteristikat e tij të veçanta.
Ekonomi
16:34 / 17.05.2013
Foto: Arkiv

Mbi 3600 projekte presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë

Një numër i madh i fermerëve, po presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë. Janë rreth 3627 projekte të ndryshme t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.