Kosova nuk po arrin të përmbushë planin ekonomik

12:43 / 2.03.2013
Afër dy vjet që nga miratimi, Plani për zhvillim ekonomik të Kosovës, prioritet për periudhën 2011-2014, nga ekspertë të çështjeve ekonomike vlerësohet i papërmbushur, derisa zyrtarë të ministrive thonë të kundërtën.

Me zbatimin e këtij plani, Qeveria kishte synuar që brenda periudhës së ardhshme afatmesme të arrihet norma e rritjes reale ekonomike vjetore rreth 7-8 për qind për vit dhe një ulje të numrit të personave të regjistruar si të papunë prej rreth 8-10 për qind për vit.

Në bazë të zhvillimeve ekonomike që kanë ndodhur gjatë këtyre dy vjetëve, këto prioritet deri më tani nuk kanë arritur të përmbushen, thotë eksperti i çështjeve ekonomike, Haki Shatri, duke shtuar se rritja ekonomike nuk në Kosovë nuk ka qenë më shumë se tre për qind, ndërsa papunësia ka mbetur e njëjtë në 44.9 për qind,

“Ai plan më shumë ka qenë për nevoja meditaike”, shprehet Shatri për Radio Evropa e Lirë.

Në bazë të planit të Qeverisë për zhvillim ekonomik 2011-2014, arritja e këtyre synimeve ishte paraparë të bëhet duke orientuar përcaktimet e Qeverisë në krijimin e mundësive për zhvillimin e tregut të lirë dhe rritjes së konkurrencës, fuqizimit të sektorit privat, përkrahjes për gjenerimin e punësimit, përmirësimin e imazhit të Kosovës për investime të huaja dhe ofrimin e një ambienti më të sigurt dhe stabil për biznes.

Nisur nga kjo, Shatri thekson se një plan, i cili nuk mbështetet përmes politikave buxhetore, nuk mund të arrihet të realizohet.

“Çdo program zhvillimor, nëse nuk mbështetet edhe me buxhet, atëherë nuk është një program serioz dhe nuk ka seriozitet në zbatimin e tij”, thekson Shatri.

Sidoqoftë, zyrtarë të ministrive të ndryshme vazhdimisht kishin theksuar se janë duke përmbushur të gjitha obligimet dhe janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet që dalin nga ky plan.

Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, të cilët me këtë plan kishin prioritet krijimin e një ambienti më të favorshëm për biznes, ishin deklaruar se kanë bërë reforma thelbësore dhe lehtësime të mëdha për bizneset.

Në anën tjetër, zyrtari i Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Menderes Ibra, thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjitha veprimet konform këtij plani, janë ndërmarrë.

“Ministra e Financave i ka përmbushur dhe është duke i përmbushur, pasi që aty është një dinamikë kohore e realizimit të atyre veprimeve. Por, por mund të them se kjo ministri i ka përmbushur të gjitha obligimet e saj karshi këtij plani”, deklaron Ibra. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

-
 
 
Magazina
16:16 / 21.05.2013
Lindsay Lohan

Telashet për Lohan s’kanë të ndalur

Lindsay Lohan po akuzohet në vlerën e 5 milionë dollarëve nga kompania e veshjeve D.N.A.M. Apparel Industries, që thotë s...
Teknologji
15:53 / 21.05.2013
Zyrtare: Samsung Galaxy Mega 6.3 vjen në korrik

Zyrtare: Samsung Galaxy Mega 6.3 vjen në korrik

Më në fund, lideri global i telefonave mobil, Samsung ka dhënë detaje për modelin e saj të ri të telefonit, Mega 6.3, t...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.