”Kosova Thëngjilli” fiton sërish tenderin për shitje të thëngjillit

15:44 / 8.10.2012
Korporata Energjetike e Kosovës KEK) ka vendosur t’ia rikthejë tregut shitjen e thëngjillit të vendit. Një vit pasi kishte detyruar që komplet tregu i Kosovës për thëngjill të drejtohet kah importi, KEK-u ka vendosur që tenderin për shitje t'ia japë sërish kompanisë që më herët ia kishte shkëputur kontratën për shkak të borxheve të mbledhura.

Pas shumë protestave punëtorët e “Kosova Thëngjilli”, ia ka dalë sërish të fitojë në garën për furnizuesin me thëngjill.

Megjithatë , KEK-u, Komisioni për Miniera dhe Minerale nuk kanë mundur të garantojnë se do të mund t’u përgjigjen në tërësi kërkesave të tregut.

Isuf Mehmeti anëtar i bordit të “Kosova thëngjillit”, ka konfirmuar se tashmë kanë fituar tenderin për shitjen e 300 mijë tonëve thëngjill në vit. Ndërsa për borxhet prej 4 milion euro të kësaj kompanie është thënë se do të ri-programohen. “Ne jemi fitues të tenderit në vlerë prej mbi 400 mijë euro. Mendoj që këtë herë do të mund të përmbushim kërkesat e tregut”, i ka thënë Mehmeti, Radio Kosovës.

Zëdhënës i KEK-ut, Viktor Buzhala, thotë se për kërkesat e tregut duhet të mendoj Komisioni për Miniera dhe Minerale. “Tenderi për shitjen e thëngjillit është në proces vlerësimi . I takon kompanisë të përmbush obligimit për furnizim sipas kërkesave të KEK-ut”, tha Buzhala.

Kryetari i Bordit të Komisionit për Miniera dhe Minerale Ahmet Tmava ka thënë se po shqyrtohet mundësia për dhënien e licencave të tjera për eksploatim të thëngjillit.

Kosova llogaritet vendi i pestë në botë për kah rezervat e thëngjillit përkatësisht rreth 13 miliardë tonë, sa vlerësohet sipas një strategjie të Qeverisë dhe një raporti të Bankës Botërore.

Sipas të dhënave të Doganave, gjatë një viti, vendi ka importuar rreth 100 mijë ton thëngjill në vlerë prej 11 milionë euro, për shkak se KEK-u ia kishte shkëputur kontratën kompanisë “Kosova Thëngjilli”, për shkak të borxheve të mbledhura. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
9:01 / 25.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida Dani këndon edhe ilahi (Video)

Këngëtarja nga Shkodra, Elhaida Dani, përpos talentit të saj jashtë-planetar për të interpretuar këngë të muzikës mo...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.