Kosova treg interesant për investitorët italian

15:45 / 18.01.2013
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, ka pritur një delegacion të bizneseve nga Italia të udhëhequr nga Evans Capuani, shef i grupit të investitorëve italian. Në këtë takim u diskuar rreth mundësisë së investimeve italiane në Kosovë dhe bashkëpunimit të bizneseve italiane me AKB-në dhe bizneset e Kosovës.

Shahini, njoftoi grupin e investitorëve nga Italia rreth mjedisit për bërit biznes në Kosovë, duke i ofruar bashkëpunim në të gjitha fushat në mënyrë që investitorët italian të kenë më lehtë arritjen e qëllimeve të tyre. “Investitorët italian gjithnjë kanë qenë dhe janë të pranishëm në Kosovë. Shteti jonë ka politika shumë të favorshme për investime. Nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, ndër partnerët më të fuqishëm është Italia, me të cilin kemi edhe më shumë eksporte”, tha ai.

Kryetari i AKB-së, tregoi se tregu i Kosovës është liberal dhe nuk ka kufizime të prodhimeve. Kosova për bërje të biznesit ka shënuar përmirësime ku në raportin e Bankës Botërore, është renditur mbi 70 vende më lartë në krahasim me të kaluarën dhe situata po ndryshon për të mirë.

Nga ana tjetër Evans Capuani, udhëheqës i grupit të investitorëve nga Italia, tha se ka një kohë që shumë biznese serioze italiane kanë ardhur në Kosovë dhe kanë vizituar tërë territorin. “Këto biznese të fuqishme kanë vendosur të investojnë në Kosovë në fusha të ndryshme. Këtu gjatë vizitave që i kemi bërë gjithë vendit, mjedisi dhe njerëzit na kanë pëlqyer dhe kjo do të thotë se e njohim shumë mirë këtë vend dhe historinë e saj”, tha biznesmeni Capuani. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.