Krasniqi e Limaj votuan pro ndalimit të privatizimit

15:10 / 11.10.2012
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, deputeti Fatmir Limaj si dhe ish-ministrja Justina Shiroka -Pula nga PDK-ja kanë votuar pro stopimit të privatizimit, të propozuar nga lëvizja Vetëvendosje. Përveç këtyre deputetëve edhe nga Koalicioni për Kosovën e Re pro ndaljes së privatizimit ka votuar Muhamet Mustafa si dhe dy ish-deputetët të këtij koalicioni, Emin Gërbeshi si dhe Amir Ahmeti.

Mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për ndalimin e procesit të privatizimit përveç opozitës e kanë mbështetur edhe deputetë të pozitës. Në mesin e deputetëve që kanë qenë pro ndalimit të privatizimit janë nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj, sekretari i kësaj partie, Jakup Krasniqi si dhe ish-ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka - Pula.

Edhe MuhametMustafa nga Koalicioni për Kosovën e Re ka qenë pro stopimit sikurse edhe deputetët Amir Ahmeti dhe Emin Gërbeshi. Ky i fundit muaj më parë është përjashtuar nga AKR-ja e Behxhet Pacollit për shkak të qëndrimeve të tij.
Por disa deputet të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk e kanë përkrahur mocionin e Vetëvendosjes, duke abstenuar.

Deputetët e AAK-së të cilët kanë abstenuar në votimin për ndalimin e procesit të privatizimit në vend janë Blerim Shala, Ardian Gjini, Burim Ramadani, Kymete Bajraktari, Bali Muharremi, Time Kadrijaj, Teuta Haxhiu.
Po ashtu në votim ka abstenuar edhe deputeti i PDK-së, Hydajet Hyseni. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
16:21 / 17.06.2013

ATK ka mbledhur 10% më shumë se më 2012

Ministri i Financave (MF) Besim Beqaj ka ofruar mbështetje për Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), duke e cilësuar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.