Krasniqi i kundërpërgjigjet Ferronikelit

14:16 / 22.02.2012
Kryetari i Kuvendit ka reaguar edhe një herë kundër ndotjeve të cilat po i benë Ferronuikerli në Drenas, e të cilat i kundërshtuar fuqishëm zyrtarët e Ferroniklit.

Reagimi i plotë i kryetari të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi.
Pas përgjigjes së menaxhmentit të Ferronikelit, në lidhje me reagimin e kryekuvendarit Krasniqi lidhur me shqetësimet e organizatave mjedisore dhe qytetarëve për nivelin e ndotjes së ambientit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, bën një kundër reagim me këtë përmbajtje:

”Derisa besonim që menaxhmenti i Ferronikelit, do t’i përgjigjej shqetësimeve të organizatave mjedisore dhe të qytetareve, lidhur me nivelin e ndotjes dhe masat që do të merrte për përmirësimin e kualitetit të jetës së tyre, ata si duket qëllimisht e kanë zhvendosur debatin e tyre në reagime politike, për të krijuar mjegull, duke arsyetuar shkeljet e tyre ligjore dhe operimin me teknologji mjedisore, të cilave ka më shumë se një shekull që u ka skaduar afati.
Unë vazhdimisht do të insistoj që debatin mbi shqetësimet e profesionistëve, të shoqërisë civile dhe të qytetarëve lidhur më këto çështje ta orientoj në rrugën institucionale dhe në tryezat e profesionistëve. Andaj i bëj thirrje menaxhmentit të kësaj kompanie që ta braktisë komunikimin në formën e “letrave rrufe” dhe të angazhohet në tryezat e profesionistëve për t’i dhënë përgjigje pyetjeve lidhur me parametrat ndotës, nivelin e rehabilitimit të tokave të shfrytëzuara, menaxhimin e mbetjeve industriale, kapacitetet mbi monitorimin e emetimeve e imitimeve, dhe shumë çështje tjera që kërkojnë trajtim mbi bazën e fakteve shkencore”, theksohet në kundër reagimin e kryekuvendarit Krasniqi. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim

-
 
 
Magazina
9:40 / 17.05.2012

Mirsa: Nuk e fal tradhtinë

Këngëtarja kosovare Mirsa Kërçeli e irrituar nga shumë ngjarje në vend, ajo me plotë bindje ka thënë se nuk do ta falt...
Teknologji
1:28 / 17.05.2012
HTC prezanton Desire C

HTC prezanton Desire C

Gjatë ditës së djeshme, HTC kishte prezantuar zyrtarisht telefonin e saj më të ri, përkatësisht modelin HTC Desire C, nj...
Ekonomi
9:17 / 17.05.2012

Takimi i G8, dominojnë problemet ekonomike në Evropë

Udhëheqësit e grupit të tetë ekonomive më të mëdha kanë në plan të shqyrtojnë çështjen e sigurisë së ushqimit n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.