Krasniqi takoi një delegacion të pensionistëve

15:22 / 25.05.2012
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, priti një delegacion të Pensionistëve të Kosovës, të kryesuar nga Sahit Dragaj, kryetar i Partisë së Pensionistëve të Kosovës dhe Fahri Buçinca,kryetar i Sindikatës së Pensionistëve të Kosovës.

Në këtë takim u bisedua për gjendjen e rëndë të pensionistëve, grevën e sotme të pensionistëve, si dhe u diskutua për krijimin e një grupi të ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë për të shikuar mundësinë e daljes nga situata e rëndë materiale, në të cilën gjenden pensionistët e Kosovës.

Kryeparlamentari Krasniqi u premtoi pensionistëve se do të bisedojë me kryetarin e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, si dhe me përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare për të shikuar se çfarë mund të bëhet lidhur më këtë çështje. /Telegarfi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
11:04 / 22.05.2013
Jennifer Aniston

Aniston ka qarë për Jolien

Jennifer Aniston raportohet se ka qarë kur ka dëgjuar për largimin e dyfishtë të gjinjve të Angelina Joliet dhe tash dës...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
11:44 / 22.05.2013

Kontrata për investime në Kombinatin Xehetar “Trepça”, e nënshkruar nga Serbia me konsorciumin amerikan New Generation ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.