Kreditë e këqija mbi 23%

14:32 / 4.09.2013

Shuma e kredive të këqija në Shqipëri, ka shënuar rënie në korrik, për herë të parë që nga fundi i vitit 2012. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, kreditë me probleme zbritën në 23.8 për qind, nga 24.4 për qind që kishte qenë në fund të qershorit. Ky është njëkohësisht niveli më i ulët i kredive me probleme që nga muaji mars.

Ulja e përqindjes është një “ngushëllim” pikërisht në kohën kur kreditimi i ekonomisë ra në vlera negative me bazë vjetore. Ulja gjatë Korrikut duket të jetë më shumë rezultat i fshirjes së një sasie të kredive të humbura, sesa një përmirësim organik i cilësisë së portofolit të sistemit bankar.

Më herët gjatë këtij viti, pas këmbënguljes së Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës së Bankave, Ministri i Financave nxori një udhëzim të ri për fshirjen nga bilanci të kredive të humbura. Kjo mund të ketë ndihmuar në fshirjen një pjese të kredive që bankat i konsiderojnë të humbura, por që më parë i mbanin në bilanc vetëm për shkak të mosnjohjes nga ana e organeve tatimore si shpenzime të zbritëshme.

Sidoqoftë, ngadalësimi i huadhënies dhe kreditë me probleme ngelen një problem serioz për sistemin bankar, çka dëshmohet edhe nga rezultati financiar progresiv i 7-mujorit. Për herë të parë gjatë këtij viti, rezultati agregat i 16 bankave të sistemit ishte me humbje, në vlerën e 1.3 miliardë lekëve. Shpenzimet për fondin rezervë të humbjeve nga kreditë me probleme ngelen barra kryesore në rezultatin e bankave dhe pengesa më serioze për të ruajtur përfitueshmërinë. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.