Kreditë e këqija në Kroaci mbi 5 miliardë euro
Përqindja e kredive me të këqija në Kroaci, ka tejkaluar shifrat e 5 miliardë eurove. Pavarësisht se, sektori bankar në këtë shtet, është konsideruar si i qëndrueshëm, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, pjesa e kredive me probleme ka qenë më e lartë se në Slloveni, ku besohet se, së shpejti, sektori bankar do të kërkojë ndihma.
Bizneset në Kroaci janë shkelësit më të mëdhenj për sa i përket pagesës së kredive.
Ato përfaqësojnë 23 për qind të totalit, ku sipas studimeve më të fundit, 1 në 5 kredi rezulton me probleme. /Telegrafi/