Kriza dhe pushimet e liderëve botërorë
Por me 20 gusht në Athinë do të qëndroj presidenti i Eurogrupit Zhan Klod Junker. Por jo për të nisur pushimet, por për të biseduar me kryeministrin Antonis Samaras, i cili bashkë me ministrat duhet të punojnë gjatë gjithë muajit për të patur në dhjetor planin e masave shtrënguese, i imponuar nga Komisioni BE-së, BQE dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Parlamenti do te mbyllet për vetëm 10 ditë dhe jo dy muaj siç ndodhte zakonisht. Në Itali, situata është pak me dramatike. Kryeministri italian, Mario Monti do te pushoje për një javë. Edhe kryeministri spanjoll Mariano Rahoi do të shkojë në Galithia, në shtëpinë e tij. Parlamenti do të mbyllet për dy javë dhe jo katër siç ndodh zakonisht.
Në Portugali, kryeministri Pedro Passos Coelho u ka kerkuar anëtarëve të qeverisë të qëndrojnë në vend dhe t'i bëjnë pushimet duke mos harruar sakrificat, që po benë vendi. Ai do të qëndrojë në një resort, pranë Faro-s.
"Wall Street Journal" shkruan se Europa ecën me dy shpejtësi jo vetëm për ekonominë, por edhe për pushimet. Me i qetë duket kryeministri finlandez Jyrki Katainen qe u përgatit për vizitën e Montit në fillim të gushtit, pas dy jave pushimesh në një resort të Turqisë dhe disa ditëve në vendin e tij, raporton Top Channel.
Me e kontrolluar kancelarja gjermane, e cila i perfundoi pushimet, pas një jave në Alto Adixhe, së bashku me të shoqin dhe disa ditë në Bavari ku ndoqi Festivalin e Baeroit. Ndërsa ministri i Financave Wolfgan Shauble zgjodhi ishullin e Siltit ne Gjermaninë veriore, ku gjeti kohë për të punuar dhe për të biseduar me sekretarin amerikan te Thesarit Timoti Gajtner.
Kancelari austriak vendi i te cilit mban 2 A+ sipas "Standard and Poors" njësoj si Franca zgjodhi Sardenjen.
Ndërsa presidenti francez Fransua Holond qëndroi në jug, ku ndodhet rezidenca presidenciale prej vitit 1968, por jo shumë e preferuar nga paraardhësi i tij, Nikola Sarkozi. "Janë pushimet me ekonomike që mund te bënte", shpjegoi stafi i tij. /Telegrafi/