Kriza financiare “feston” ditëlindjen e pestë

16:11 / 9.08.2012
Gjithçka filloi pesë vjet më parë, më 9 gusht 2007, kur banka franceze BNP Paribas tha se investitorët nuk do të jetë në gjendje të marrin paratë nga dy fondet e tyre, sepse nuk është e mundur më të vlerësohet prona për shkak të "humbjes së plotë të likuiditetit". Ky ishte sinjali më i qartë se bankat po refuzojnë të bëjnë biznes njëra me tjetrën, sepse kanë frikë se asetet toksike në bilancet e tyre mund të hedhin gjithçka në erë, gjë që klientët do t’i dënonte me shkatërrim. Edhe pesë vjet më vonë nuk ka asnjë shërim nga kjo “sëmundje”. Spanja qëndron në tehun e thikës, Italia dhe Sllovenia janë një hap pranë humnerës, ndërsa parashikimet për fundin e krizës nuk janë aspak optimiste. Në këtë tekst do të sjellim përmbledhjen e ngjarjeve kryesore përkitazi me këtë, sipas përzgjedhjes së ditores “Telegraph”

Një muaj pas rastit të BNP-së, më 14 shtator 2007, depozituesit të bankës britanike Northern Rock kanë tërhequr 1 miliard funte për vetëm një ditë. Deri tek kjo erdhi pasi BBC njoftoi se Banka e Anglisë i ka dhënë ndihmë emergjente një banke të paidentifikuar. Pak ditë më vonë, Banka Qendrore ka injektuar 10 miliardë funte në likuiditetet në tregje.

Më 13 dhjetorë, miliarda dollarë janë injektuar në tregjet e aksioneve të përbashkëta të bankave qendrore britanike, amerikane, kanadeze, zvicerane dhe asaj evropiane.

Më 17 mars 2008. JPMorgan, në krye me Jamie Dimon, e blenë Bear Stearns për vetëm 240 milionë sollarë - me një zbritje prej 17.75 miliardë dollarësh, në krahasim me vlerën e saj vitin e kaluar.

Më 15 shtator 2008, banka investuese Lehman Brothers e shpalli falimentimin, pasi disa ditë më parë pranoi humbjen tremujore prej 3.9 miliardë dollarëve.

Më 13 tetor 2008, qeveria britanike ka njoftuar se janë rikapitalizuar HBOS, Lloyds dhe Banka Mbretërore e Skocisë, dhe se ky veprim më vonë është bërë i njohur si “bailout” (borxh për shtetet apo kompanitë që janë buzë falimentimit). Të nesërmen qeveria amerikane njoftoi një plan të ngjashëm për bankat e saj.

Më 11 dhjetor 2008, Banka e Amerikës thotë se është detyruar të pushojë nga puna 35 mijë vetë.

Më 5 mars 2009, Banka e Anglisë, e udhëhequr nga Sir Mervyn King, njoftoi se do të fillojë politikën e zbutjes kuantitative me blerjen e bonove. Katër ditë më vonë, FTSE 100 (indeksi i 100 kompanive të Bursës së Londrës) ka rënë në nivelin më të ulët gjashtëvjeçar, në 3.460.

Më 11 prill 2010, tregjet kanë filluar të dyshojnë se Greqia e mbushur në borxhe nuk do të jetë në gjendje të kthejë borxhin e saj. Së shpejti u bë e qartë se ndihma financiare prej 30 miliardë eurosh nuk do të jetë e mjaftueshme, sepse problemet e Greqisë janë më të mëdha se që ishte menduar më parë. Së shpejti u pajtua Plani B, pra injeksioni financiar prej 110 miliardë eurove ndihmë. Një vit më vonë shtohen edhe 155 miliardë. Por, paralelisht me këtë shtohet frika se edhe Irlanda dhe Portugalia janë në gjendje të njëjtë dhe se kanë nevojë për ndihmë financiare. Meqë shtohej shqetësimi për krizën në eurozonë, Bashkimi Evropian vendosi të krijojë një fond të përhershëm për të ofruar ndihmë financiare.

Më 8 gusht 2012, të ardhurat e Spanjës nga obligacionet janë ende tejet të larta, pasi sistemi bankar spanjoll ka pësuar humbje të mëdha, dhe vendi hyri në telashe të mëdha.

Kriza, siç qëndrojnë gjërat sot, është shumë larg zgjidhjes! /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.