Kroaci, ekonomia tkurret më 2.1%
Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kroacisë në tre mujorin e dytë është tkurrur me 2.1 për qind në krahasim me një vit më parë. Të dhënat u publikuan nga Instituti kroat i Statistikave. Tre mujori i dytë i këtij viti është karakterizuar nga rënia e konsumit dhe shitjeve me pakicë, tregu i dobët i punës si dhe rritja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.Bilanci tregtar për tre mujorin e dytë nuk ka treguar vlera më të mira se tre mujori paraardhës.
Analistët kanë parashikuar se, tre mujori i tretë do të ketë të dhëna të përmirësuara, si pasojë e sezonit turistik, ndërkohë që, kërkesa e brendshme nuk do të ketë ndonjë ndikim të madh. /Telegrafi/