Kryeministri Thaçi takoi përfaqësuesit e BERZH-it

16:15 / 26.02.2013
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pati një takim njoftues me drejtorin ekzekutiv të Irlandës në BERZH, Eoin Ryan, zëvendës drejtorin e Danimarkës në BERZH, Ole Blondal, dhe këshilltarin e presidentit të BERZH-it, Oleg Levitin, të cilët do të jenë përfaqësues për Republikën e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Në takim kryeministri Thaçi edhe njëherë vlerësoi lartë vendimin e Bordit të Guvernatorëve për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion dhe u shpreh mirënjohës për ndihmën e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim gjatë këtij procesi. Po ashtu, kryeministri Thaçi i falënderoi përfaqësuesit e BERZH-it për përkrahjen dhe përkushtimin e tyre të deritashme në sektorin privat.

Në takim diskutuan mbi Strategjinë për Kosovën të BERZH-it dhe u pajtuan se orientimet strategjike që dalin nga kjo strategji janë në përputhje me prioritetet strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Gjatë takimit, kryeministri Thaçi ngriti idenë për mundësinë e përkrahjes nga BERZH të projekteve ndërqeveritare të infrastrukturës rrugore. Në kuadër të kësaj, kryeministri Thaçi kërkoi që të shihen modalitetet për përkrahjen e rrugës që do të lidh Republikën e Kosovës me atë të Serbisë, ide kjo e cila është diskutuar edhe në kuadër të dialogut dhe ka gjetur përkrahjen e Qeverisë së Serbisë dhe të Bashkimit Evropian

Kryeministri Thaçi kërkoi të shihen mundësitë për financimin e rrugës R6 e cila lidhë Prishtinën me Shkupin, si dhe për mundësinë e një rruge lidhëse mes vendit tonë dhe Malit të Zi. Gjithashtu, kryeministri Thaçi diskutoi edhe mundësinë për shtrimin e rrugës që do të lidhte Prizrenin me Tetovën përmes Maleve të Sharrit.

Përfaqësuesit për Republikën e Kosovës në BERZH e informuan kryeministrin Thaçi se do të përfaqësojnë interesat e Republikës së Kosovën pranë BERZH-it në mënyrën më të mirë të mundshme. Po ashtu, ata e siguruan kryeministrin Thaçi se projekt idetë për infrastrukturën rrugore do t’i ngritin në mbledhje të bordit, në mënyrë që të shihen modalitetet për përkrahjen e tyre nga BERZH-i. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
19:33 / 24.05.2013
Rezarta Shkurta

Rezarta e krahason Dafinën me Rita Orën

Rezarta Shkurta e admiron aq shumë Dafina Zeqirin dhe “talentin e saj” sa e krahason atë me Rita Orën.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.