Kusar-Lila: Vendimi ndryshon javën e ardhshme
Kemi pritur që vendimi për taksën mbi çimenton të ndryshohet këtë javë, ka thënë Mimoza Kusari - Lila, ministre e Tregtisë dhe Industrisë e Republikës së Kosovës.“Vendimi për taksën mbi çimenton, ka qenë një vendim i cili është prezantuar si i përkohshëm dhe është i përkohshëm, është konform Ligjit mbi masat mbrojtëse në importe dhe ashtu siç e kemi deklaruar në seancën e Kuvendit, vendimi do të modifikohet, gjegjësisht do të ketë një ndryshim në vendimin fillestar për të ofruar një konkurrencë të lirë në treg, e gjithsesi për të mbajtur edhe një mbrojtje të interesave të prodhuesit vendor”, ka thënë ajo për “Radio Evropa e Lirë”.
Sipas saj, vendimi do të ndryshoj shpejtë.
“Ne, në fakt, kemi pritur që vendimi të ndryshohet këtë javë, por na ka mbetur edhe një konsultim final. Dhe, sipas të gjitha gjasave, shihet se vendimi do të ndryshohet në javën e ardhshme”. /Telegrafi/