Kusari – Lila mban ligjëratë para studentëve të Vjenës dhe Venedikut

15:56 / 18.01.2013
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Mimoza Kusari – Lila, ka mbajtur ligjëratë në Prishtinë para 130 studentëve të programit Vjena Master i Arteve në të Drejtat e Njeriut, të cilët i informoi për politikat dhe reformat e zhvillimit ekonomik, për ambientin e të bërit biznes, për tregti si dhe potencialin që ka Kosova karshi vendeve tjera të rajonit.

Zëvendëskryeministrja tha para studentëve se Kosova është vend stabil, më i sigurt se shumë vende tjera evropiane dhe se 70 për qind e popullatës janë nën moshën 30 vjeçare. “Që nga përfundimi i luftës, ne jemi duke punuar me intensitet të plotë për të lëvizur përpara me proceset ekonomike. Ne jemi anëtare të CEFTA-s, kemi filluar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Turqinë dhe gjatë këtij viti presim të nisim edhe ato me BE-në. Kosova është vend i vogël, por mundësitë që ofron në aspektin e fuqisë së lirë punëtore dhe marrëdhënieve tregtare e bënë atë shumë të madhe karshi vendeve tjera”, theksoi ajo.

Kusari – Lila i informoi studentët për vendimin e vështirë për marrëdhëniet tregtare me Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën. “Vendimi për masat e reciprocitetit nuk ishte e lehte, por tejet i nevojshëm. Është e padrejtë që një vend të importojë miliona euro produkte në një vend tjetër, ndërsa t’ua pamundësojë të njëjtën gjë vendit nga i cili fiton aq shumë”, tha Kusari - Lila.

Në anën tjetër, studentët shprehën interesim lidhur me potencialin e marrëdhënieve tregtare të Kosovës me Afrikë dhe Azi, në rolin e BE-së në Kosovë, rëndësia e zhvillimit të ndërmarrjeve të mëdha për ekonominë e Kosovës si dhe ligjin e punës.

Të shoqëruar nga profesorë të Universitetit të Vjenës, studentët gjatë tërë javës, kanë takuar përfaqësues të qeverisë, organizata të ndryshme vendore dhe të huaja, përfaqësues të mediave dhe minoriteteve. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
13:54 / 20.06.2013
Kim Kardashian dhe Kanye West

Kanye gati të martohet me Kim?

Kanye West dëshiron të martohet me Kim Kardashian sa më shpejt që është e mundshme dhe shpreson të fillojë të planifik...
Teknologji
10:26 / 20.06.2013
Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Sipas disa raporteve të fundit thuhet se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka filluar bisedimet me Samsung për krijimin e ...
Ekonomi
14:13 / 20.06.2013

Kallëzim penal për eksploatuesit e rërës në Xërxë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), ka ushtruar kallëzim pendal kundër NTP “Vëllezërit Morina”, ek...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.