Kusari – Lila priti përfaqësuesit e BERZH-it

16:27 / 15.01.2013
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari – Lila me bashkëpunëtorë, priti një delegacion të nivelit të lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Delegacioni i përbërë nga Jean-Marc Peterschmitt, Drejtor Menaxhues për Evropë Qëndrore dhe Juglindore, Alan Rousso, Drejtor Menaxhues i Politikës së Jashtme, Claudio Viezzoli, Drejtor për Ballkanin Perëndimor, Oleg Levitin, Konsul i Lartë Politik, Peter Sanfey, zëvendësdrejtor i Politikave dhe Strategjisë së shtetit si dhe Anton Kobakov, Udhëheqësi i Zyrës në Prishtinë e njoftoi Ministren Kusari-Lila për planet e BERZH për zgjerimin e operacioneve te saja në Kosovë pas anëtarësimit të plotë të Kosovës në këtë institucion financiar. Anëtarët e delegacionit biseduan posaçërisht për programet e tyre në fushën e përkrahjes së zhvillimit të sektorit privat, fushë kjo që bie nën ombrellën e MTI-së.
Nga ana e saj Ministrja Kusari-Lila i njoftoi përfaqësuesit e BERZH për aktivitetet e MTI-së me fokus të veçante në projektin për garantimin e kredive të NVM-ve, projekt ky i bashkë-financuar nga Qeveria e Austrisë, Zvicrës dhe Kosovës. Ajo gjithashtu theksoi interesimin e MTI-së për ofrimin e me shumë instrumenteve garantuese që do të përkrahnin qasjen e NVM-ve ne financa e posaçërisht të atyre që kanë kapacitete për eksport në sektorët e bujqësisë, të industrisë dhe atë të shërbimeve.
Më tej nga ana e përfaqësuesve të BERZH ministrja u informua për planet e BERZH-it që të zhvillojnë një strategji afatmesme të angazhimit në Kosovë dhe që ne kuadër të kësaj strategjie Qeveria e Kosovës dhe BERZH të akordohen për projektet konkrete që do të financohen. Ministrja Kusari-Lila dhe përfaqësuesit e BERZH u dakorduan të vazhdojnë takimet gjatë muajve në vijim posa të jetë i gatshëm drafti i parë i strategjisë për Kosovën.
Në fund të vitit që lamë pas Kosova është bërë anëtarja e 66-të e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm financiar ndërkombëtarë është mundësi e mirë drejt zhvillimit dhe forcimit të ekonomisë së tregut të lirë.  /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.