Kusari – Lila: BE-ja rruga e Kosovës

17:10 / 17.09.2012
Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari – Lila priti të hënën në takim zëvendëskryeministrin për Punë të Brendshme, të Jashtme dhe Politika Evropiane të Republikës së Kroacisë Neven Mimica me të cilin diskutoj për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Kroacisë.

Ministrja Mimoza Kusari – Lila tha se mirëpret antarësimin e Kroacisë në BE duke shpresuar se Kroacia do të bëhet një advokat dhe përfaqësues i mirë për rajonin. “Vendi juaj është në një pozicion që ne mund të mësojmë dhe mund ta intesifikojmë bashkëpunimin. Është e rëndësishme që Kosova të mësoj dhe të përcjell rrugën e Kroacisë për në BE”, theksoi ajo.

Kusari – Lila e informoj zevendëskryeministrin Mimica se Kosova gjendet në vazhdën e reformave ekonomike që kanë qëllim lehtësimin e ambientit për të bërë biznes dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Gjithëashtu Kosova ka filluar negociatat për marrëveshjen e tregtisë së lirë me Turqinë që do të shërbej si një ushtrim i mirë për marrëveshjen për tregti të lirë me BE-në.
Kosova tashmë është në process të nënshkrimit të marrëveshjes për mbrojtjen dhe promovimin e investimve me Kroacinë, e cila do t’i përafronte bizneset Kosovare me ato Kroate.

Ministrja Kusari – Lila e informoj zëvendëskryeministrin që në fund të vitit të këtij viti, në vazhdën e organizimeve të konferencave ndërkombëtare për promovim të investimeve APIK (Agjencia për Promovimin e Investimeve) do të organizoj një konferencë në Kroaci ku do të prezantohen potencialet dhe projektet konkrete të Kosovës për investime.

Në anën tjetër zëvendëskryeministri i Republikës Kroate, Neven Mimica tha se vendi i tij do ta përkrah fuqishëm Kosovën, posacërisht në lobimin për njohjen e Republikës së Kosovës nga 5 vende të BE-së. “Ne jemi duke punuar për investime të reja nga kompani publike si dhe nxitjen e investimeve private. Në këtë aspekt ne jo vetëm që duam të vazhdojmë bashkëpunimin ekonomik me Kosovën në eksport dhe import, por edhe në aspektet afat-gjatë për investime që do të sjellë një qasje të qëndrueshme”, u shpreh Mimica, i cili tregoj se energjia, infrastruktura, investimet në bujqësi me theks të vecantë përpunimin e ushqimit janë janë sektorët që Kroacia mund të investoj apo të zgjeroj bashkëpunimin me Kosovën. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.