Kusari – Lila në Paris u bënë thirrje kompanive të investojnë në Kosovë

16:26 / 23.05.2012
Me qëllim të tërheqjes së investimeve, Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari – Lila mbajti fjalim në konferencën “Bizneset dhe Investimet në Kosovë” të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë në partneritet me Agjencinë franceze për zhvillimin ndërkombëtar të kompanive (UBIFRANCE) si dhe Agjencinë për Promovim të Investimeve.

Para 80 kompanive të mirënjohura ndërkombëtarisht, ministrja Kusari-Lila tregoi përparësitë që ofron Kosova për investitorë të huaj, duke thënë se” Kosova ka një pozicion të mirë strategjik, është shteti me koston më të ulët në Eurozonë, ka popullsinë më të re në Evropë, pagat mesatare janë të ulëta dhe ka taksa të ulëta”. Ajo shtoi se Kosova ka më shumë se 3,500 kompani të huaja të cilët kanë investuar në vlerë prej 1.5 milion euro.

Kusari-Lila tha se me gjithë sfidat e paraqitura, me reformat që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë, kemi shënuar progres. Ajo tha se vendi ynë ka një nga sistemet më të mira të TVSH-së në Evropë dhe se po punon me përkushtim të plotë për hapjen e tregjeve me vendet e rajonit. “Ne po eliminojmë barrierat teknike me shtete e rajonit në mënyrë që ekonomia jonë të jetë më e hapur, më konkurruese dhe në përputhje me Bankën Botërore dhe kërkesat e BE-së për çështjet tregtare”, theksoi ministrja.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi, në hapje të Konferencës, para të pranishmëve ka thënë se Kosova me potencialin e saj ofron mundësi të mëdha të investimeve franceze dhe evropiane.

Në këtë konferencë i pranishëm ishte edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, i cili prezantoi proceset zhvillimore ekonomike të deritashme, reformat e fuqishme që po ndërmerren si dhe perspektivat e zhvillimit dhe bashkëpunimit ekonomik të Kosovës me partnerët.

Kryeshefi i Agjencisë për Promovim të Investimeve, Valdrin Lluka, mbajti një prezantim për mundësitë e investimeve në Kosovë. Ai tregoi në detaje për lehtësirat e fillimit të një biznesi, mbrojtjen e investitorëve si dhe i informoj të pranishmit për projektet aktuale në të cilat bizneset mund të investojnë.

Gjatë qëndrimit të saj në Paris, Zëvendëskryeministrja do të takoj edhe përfaqësues nga ministria e Ekonomisë dhe Industrisë, koordinator të Ballkanit rajonal për Evropën Juglindore për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik si dhe promovimin e investimeve. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
11:12 / 25.05.2013
Katy Perry

Katy Perry në lidhje me agjentin e saj

Katy Perry besohet se ka gjetur një romancë të re, dhe ai është agjenti i saj Michael Kives.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:09 / 25.05.2013
Foto: Reuters

Sekreti bankar zviceran i ka ditët e numëruara

Bashkimi Evropian beson se në vit humbasin një miliard euro për shkak të evazionit fiskal. Shumë nga këto para mendohet s...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.