Kuvendi nuk e ndaloi procesin e privatizimit

10:49 / 11.10.2012
Kuvendi i Kosovës me 45 vota për, 53 kundër dhe 9 abstenime nuk e miratoi Mocionin për procesin e privatizimit në Kosovë, të propozuar nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes në harmonizim me atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me ç’rast kërkohej të ndalej procesi i privatizimit në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje përmes këtij mocioni ka kërkuar ndaljen e procesit të privatizimit.

Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës ka dalë me një Rezolutë për vazhdimin e procesit të privatizimi e cila nuk është hedhur në votim për shkak të mos kalimi të mocionit të Vetëvendosjes.

Para hedhjes në votim të Mocionit të VV-së është debatuar për procedurat dhe rregulloren për propozimin e mocionit dhe rezolutës.

Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Imeri, ka kërkuar që të votohet vetëm mocioni i cili është paraqitur nga ata.

Sipas tij, mocioni për ndaljen e procesit të privatizimit është përafruar edhe me qëndrimet e deputetëve nga LDK-ja dhe AAK-ja.

Por, shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci tha se janë dy dokumente dhe cili prej dokumenteve kalon në Kuvend  është legjitim.

Ndryshe, debati për procesin e privatizimi gjatë seancës së kaluar ka ngjallur debat të ashpër në Kuvend. Po ashtu gjatë asaj seance janë përplasur ashpër kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe shefi i deputetëve të PDK-së në Kuvend, Adem Grabovci. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv

-
 
 
Magazina
11:21 / 21.05.2013
Wayne dhe Coleen Rooney

Rooney bëhet baba për së dyti

Coleen Rooney ka lindur fëmijën e dytë të saj me Wayne Rooneyn, një djalë të cilin dyshja e kanë emëruar Klay Anthony.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
11:50 / 21.05.2013

Menaxhmenti i AKP-së me mandat të dyshimtë

Privatizimi i Ndërmarrjeve Shoqërore po bëhet nga menaxhmenti me mandat të skaduar. Kështu të paktën pretendon kryetari ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.