Kuvendi shtynë debatin për privatizimin

12:15 / 17.09.2012
Shtyhet për të enjten diskutimi për procesin e privatizimit në Kosovë. Kërkesa për një shtyrje të tillë erdhi nga Grupi Parlamentar i PDK-së. Kërkesën për shtyrje kryetari i këtij grupi parlamentar, Adem Grabovci, e ka arsyetuar me mungesën e përfaqësuesve të pushtetit dhe nevojën që deputetët të jenë sa më të përgatitur dhe që debati të jetë më dobiprurës. Sipas tij kjo kërkesë për shtyrje vjen pasi që pjesa me e madhe e kabinetit qeveritar nuk ka qenë e pranishme në këtë seancë.

Mirëpo, një kërkesë e tillë është kundërshtuar ashpër nga opozita. Ismet Beqiri nga LDK-ja ka kërkuar mbetjen e kësaj teme në rend dite për diskutim. Ndërkohë, Visar Ymeri nga Vetëvendosje ka shprehur çudinë me kërkesën e PDK-së, pasi që sipas tij kjo çështje është diskutuar edhe në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe aty janë pajtuar të gjithë anëtarët për vënien në rend të ditës së kësaj çështjeje, transmeton Koha.net.

Ai ka shprehur dyshimet se mungesa e pjesës më të madhe të kabinetit qeveritar, përfshirë edhe ministrat e resorit ekonomik, është bërë me qëllim, aq më parë kur kërkesa është shtruar javë më parë.

Me të njëjtën kërkesë ka qenë edhe AAK-ja, e cila ka akuzuar ministrin Besim Beqaj për mospjesëmarrje në seancë.

Ndërkohë, drejtuesit e BSPK-së kanë paralajmëruar protesta masive po të enjten më 20 shtator me qëllim të kundërshtimit të privatizimit të PTK-së, Distribucionit të KEK-ut dhe Likuidimit të Trepçës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
12:40 / 25.05.2013
Kleoniki Delijorgji, Miss Shqiperia 2012

Miss Shqipëria 2013, përzgjedhje të vajzave edhe nga Kosova

Të hënën më 27 prill në restorantin Golden në Prishtinë, do të organizohet përzgjedhja e bukurosheve për Miss Shqipë...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:57 / 25.05.2013

Amerikanët kthehen në AKP, vetëm me njerëz profesionistë

Dorëheqja e kryetarit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Blerim Rexhës, nuk është akt i mjaftueshëm për të kthyer...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.