Lagarde: Eurozona kërcënon ekonominë globale
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde ka paralajmëruar sërish se mos zgjidhja e krizës së borxhit në Eurozonë do të pengojë rritjen globale ekonomike."Kemi disa faktorë që kanë ndikim në gjendjen aktuale ekonomike në botë. Por arsyeja e parë është është pikërisht mos reagimin ndaj krizës europiane si dhe pasiguria në nivel botëror", theksoi Lagarde.
Për shefen e FMN-së duhet gjetur një zgjidhje me an të politikave të përshtatshme për ti dhënë fund tatepjetës fiskale. "Këto shërbejnë si faktorë pasigurie që kushtëzojnë edhe qëndrimet e njerëzve për të ndërmarrë apo jo investime, vendimet mbi punësimet, vendimet mbi investimet e huaja të cilat në mënyrë të drejpërdrejtë do ndikonin në rritjen e ekonomike në rang global", tha Lagarde.
Sa i përket ekonomisë amerikane shefja e FMN-së Christine Lagarde tha se rreziku që kërcënon ekonominë dhe financat e SHBA vjen pikërisht nga përtej oqeanit.
Deklaratat e Lagarde vjen një ditë pasi Eurostat tha se edhe gjatë muajit gusht është rritur numri i të papunëve në Eurozonë. /Telegrafi/