Lagarde: Grekët duhet të ndihmojnë veten
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Christine Lagarde është treguar e ashpër me Athinë. Në një intervistë për gazetën “Guardian” Lagarde i ka bërë thirrje grekëve që të paguajnë taksa, ndërsa theksoi se ajo shqetësohet më shumë për gjendjen e fëmijëve në zonën nën-Sahariane se njerëzit e kontinentit evropian. Sipas shefes së FMN-së koha ishte shpagim për Greqinë. Shteti helen është zotuar të zbatojë masa të ashpra shtrënguese në këmbim për një plani, multi-miliardë euro, por marrëveshja është tani nën kërcënim pas zgjedhjeve të majit.
Greqia pret zgjedhje të reja në muajin qershor ndërsa frika është rritur në Athinë se vendi mund të jetë i detyruar të largohet me eurozonën. Kjo potencialisht mund të shkaktojnë një tronditje në bankat - jo vetëm në Greqi por në vende të tjera të zonës euro paralajmërojnë ekspertët.
Në intervistë Christine Lagarde tha se Athina është e shqetësuar sepse të gjithë ata njerëz janë duke u përpjekur për t`i shpëtuar taksave.
"Unë mendoj se ata duhet të ndihmojnë veten kolektivisht. Unë mendoj se më shumë për fëmijët e vegjël nga një shkollë në një fshat të vogël në Nigerit. Mendja ime gjithë kohës atje. Sepse unë mendoj se ata kanë nevojë për ndihmë edhe më shumë se njerëzit në Athinë" , theksoi Lagarde
Shefja e FMN-së pohoi se fondi nuk kishtë ndërmend të zbusë kushtet e paketës shtrënguese për Greqinë. Greqia është në recesion për pesë vjet, e gjytuar nga një mal me borxhe, papunësi të lartë dhe trazira mbi të masave shtrënguese.
Sondazhet tani tregojnë se blloku radikal i majtë Syriza, e cila doli e dyta në zgjedhjet e 6 majit ka të ngjarë të fitojë më 17 qershor duke e bërë edhe më të vështirë stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit. /Telegrafi/