ekonomi:Lajme
Postuar më: 26 February 2013 / 10:53

A është ky monopol?

A është ky monopol?
0

Ata që e përcjellin këtë punë thonë se kosovarët nuk kanë shumë zgjedhje në kamata, në çmime të derivateve e as produkte e shërbime të tjera.

Këtu, sipas vetë përfaqësuesve të biznesit dhe njohësve të ekonomisë, ka monopol, dhe këtë po e lejojnë institucionet që janë të thirrura ta luftojnë atë.

Komisioni Kosovar i Konkurrencës, të cilit i takon të monitorojë se si veprojnë bizneset, thotë se po i heton disa raste të monopolit. “Jemi marrë edhe më herët me hetimin e tyre, po edhe tani jemi duke u marrë me sektorin e bankave, kompanive të sigurimeve dhe kompanive të derivateve. Në vitin e kaluar kemi bërë një analizë rreth monitorimit që e kemi bërë për bankat komerciale. Rekomandimet ua kemi dërguar BQK-së dhe bankave komerciale”, tregon drejtori i Komisionit të Konkurrencës, Gani Asllani.

Ai ka thënë se gjobat, sipas ligjit, parashihen të jenë deri në 10 për qind të qarkullimit të biznesit. Por, nuk tregon nëse ka raste që janë dënuar deri më tani nga ky komision, shkruan "Tribuna".

Mirëpo, Asllani pranon se në tregun bankar ka dominim të banakëve të mëdha, derisa mbetet me shpresë se hapja e një banke të re do të ulë dominimin. “Tani është hapur edhe një bakë e re, dhe shpresojmë që nga kjo të ulet pak dominimi i bankave. Në bazë të ligjit në fuqi, nëse një bankë ka më shumë se 40 për qind të tregut, arrihet monopoli. Ka pasur dyshime që ekziston një marrëveshje e fshehët ndërmjet bankave. Këtë nuk kemi mundur ta vërtetojmë, mirëpo në opinion ekziston një bindje që bankat janë akomoduar mirë dhe e kanë nën kontroll krejt tregun”, shprehet Asllani.

Sipas tij, me këto raste duhet të merret më shumë edhe Banka Qendrore e Kosovës. /Telegrafi/

0 komente