ekonomi:Lajme
Postuar më: 1 Shkurt 2013 / 15:46

AKP mbyll likuidimin ndërmarrjes Liria

AKP mbyll likuidimin ndërmarrjes Liria
0

Zëdhënësi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ylli Kaloshi, ka thënë se pasi brenda afatit kohorë për paraqitjen e kërkesave kreditore nga pretendentët e mundshëm ndaj kësaj ndërmarrje nuk kanë pasur asnjë kërkesë aknë vendosur që të likudojnë.

“Si rrjedhojë, pa shqyrtimit të kërkesë së Autoritetit të Likuidimit të KB “Liria”, si dhe pas konstatimit se AL-ja i KB “Liria” ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore të parapara në ligj në kuadër të procesit të likuidimit, atëherë DHPGJS ka lejuar mbylljen e rastit të likuidit të kësaj ndërmarrje”, thotë ai.

“Likuidimi i NSh Kooperativa Bujqësore “Liria” është inicuar në vitit 2010, me vendim të Bordit të Drejtorëve të AKP-së, kur edhe u themeluar Komisioni i Likuidimit (KL) për të udhëhequr procedurat e parapara në drejtim të përmbylljes së likuidimit të kësaj NSh-je. Ky Komision ka publikuar dy njoftime në media për t’i informuar kreditorët e mundshëm për fillimin e procesit të likuidimin e saj, ndërkohë KL-ja gjatë këtij procesi nuk ka identifikuar se kjo NSh ka në pronësi asete të patundshme apo të tundshme që do të mund të realizoheshin të hyra nga procesi i likuidimit”, tha zëdhënësi i AKP-së Ylli Kaloshi për Telegrafin.

Javë më parë Dhoma e Posaçme aprovoi raportin përfundimtar të autoritetit të likuidimit edhe për një ndërmarrje tjetër, NSh Kooperativa Bujqësore “Likovci”, e cila po ashtu gjendet në Skenderaj, duke lejuar kështu mbylljen e rastit të likuidimit të kësaj ndërmarrjeje.

AKP deri më tani ka bërë përmbylljen e procesit të likuidimit për katër Ndërmarrjeve Shoqërore, të cilat në Ligjin e AKP-së janë të kategorizuara si ndërmarrje pa asete.

Procesi i likuidimit dhe mbyllja e rasteve të likuidimit të NSh-ve paraqet përmbylljen e gjithë procesit të transformimit të këtyre ndërmarrjeve dhe është shumë i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës, pasi që mundësohet që mjetet e mbetura nga privatizimi i këtyre ndërmarrjeve pas procesit të likuidimit të barten në Buxhetin e Kosovës dhe në këtë mënyrë që përfitoj ekonomia e vendit. /Telegrafi/



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka