ekonomi:Lajme
Postuar më: 13 February 2013 / 11:22

Ankesat e konsumatorëve nervozojnë punëtorët e KEK-ut

Ankesat e konsumatorëve nervozojnë punëtorët e KEK-ut
0

Fryrja e faturave nga ana e KEK-ut për muajin janar ka rritur me të madhe ankesat për mbingarkesë të konsumatorëve. Edhe të mërkurën qysh në orët e hershme kanë qenë të shumë ata të cilët kanë bërë ankesa në sportelet e KEK-ut.

Konsumatori A.Gashi ka thënë për Telegrafin se faturimi i KEK-ut për muajin janar është për rreth 100 për qind më i shtrenjtë se ai i muajit dhjetor 2012. Ai ka treguar se bile ankesat e tij akne nervozuar punëtorin e KKE-ut i cili i merrte ankesat.

“Punëtori u nervozu me tha po nuk paske shumë rryme çka po ankohesh, a veç se i ke pa qe po bëjnë ankesa të tjerët a?”, tregon Gashi i cili thotë se kjo nuk ndodh as kund në botë pasi sipas tij ai ka të drejt të ankohet dhe të kërkojë sqarime qoftë edhe për 1 cent të vetëm.

Edhe konsumatorë të tjera kanë treguar se u ka ndodhur që fare mos tu bëhet leximi i orës për muajin dhjetor. “Në dhjetor nuk e kanë lexu orën hiq kurse tash në janar na kanë mbingarkuar me fatura”, ka thënë qytetarja D.B.

Kurse zëdhënësi i KEK-ut Viktor Buzhala ka thënë për Telegrafin se deri më tani janë ankuar mbi 1500 konsumatorë për faturat e janarit. “Të gjitha ankesat do të shqyrtohen në afatin sa më të shpejt të mundshëm, po ashtu kemi rritur kapacitetet për t’i shqyrtuar këto ankesa”, tha Buzhala. /Telegrafi/

0 komente