ekonomi:Lajme
Postuar më: 18 January 2013 / 14:22

ATK 20 milionë euro të hyra nga lojërat e fatit

ATK 20 milionë euro të hyra nga lojërat e fatit
0

Drejtori i ATK-së, Behxhet Haliti kur është pyetur për borxhet që janë tashmë 6 vite, e që shuma e tyre ka arritur në 48.1 milionë euro ai ka pohuar se ato nuk është qëllim vetëm të mblidhen por edhe të trajtohen. “Këtë vit, duke filluar nga shtatori, e kemi shpallur vit të trajtimit të borxheve, dhe kemi bërë plane detaje trajtimit. Një prej rreziqeve është edhe trajtimi i tyre dhe faktorët që mund të na ndihmojë që nga gjykatat e tutje…..Kjo çështje mbetet sfidë e trashëguar me radhë dhe ne duhet ta trajtojmë dhe ta mbyllim”, tha Haliti.

Për mosgrumbullimin e të hyrave nga lojërat e fatit, Haliti e ka quajtur lehtësim që këtë punë tashmë e bënë Dogana e Kosovës, por ka treguar shifrën se sa para shkojnë në buxhetin e vendit vetëm brenda një viti nga lojërat e fatit. “Lojërat e fatit janë një njësi e cila ju ka dhënë ATK-së ta menaxhojë. Është një lehtësim i madh që dy vite se ka kaluar në Dogana pjesë e mbledhjes së të hyrave, ndërsa kam informacione se rreth 20 milionë euro janë të hyrat vetëm nga lojërat e fatit. Ne vetëm monitorojmë ato dhe licencojmë”, ka thënë ai.

ATK-ja gjatë vitit 2012 ka hapur Qendrën për Shërbim të Tatimpaguesve në regjionin e Prishtinës, e cila i shërben mbi 28 mijë tatimpaguesve si dhe ka bërë 886 kontrolle, nga të cilat janë vlerësuar me tatimin shtesë në shumë prej 31.5 milionë euro, raporton Kp.

Kreditimi i TVSh-së së paguar me parë në Importe është 377 milionë euro, ndërsa rimbursim/kthime të aprovuara në vlerë 32.733.410 euro. /Telegrafi/

0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka