ekonomi:Lajme
Postuar më: 13 December 2012 / 09:24

Banka Qendrore Amerikane do të blejë letra me vlerë

Banka Qendrore Amerikane do të blejë letra me vlerë
0

Rezerva Federale ra dakort të blejë 45 miliardë dollarë bonde çdo muaj duke filluar nga janari, përveç letrave me vlerë që banka qëndore po blen tashmë çdo muaj që lidhen me tregun e pasurive të patundshme.

Banka Qendrore thotë se të dy planet “duhet të mbajë në presionin e ulët” mbi interesat afatgjata për të inkurajuar rritjen e biznesit dhe tregun e punës.

Ka hedhur miliarda dollarë në ekonominë amerikane gjatë dy vjetëve të fundit përmes blerjes së bondeve qeveritare dhe letrave me vlerë, por ekonomia më e madhe e botës ka përparuar me një ritëm modest.

Vendimet e bankës ndodhin ndërsa presidenti Barack Obama dhe Kongresi po negociojnë për të evituar atë që po quhet katastrofë fiskale.

Rreth 500 miliardë dollarë shkurtime të shpenzimeve në programe të rëndësishme qeveritare dhe rritja e taksave për shumicën e amerikanëve do të ndodh automatikisht në se nuk arrihet një marrëveshje deri më 1 janar. /Telegrafi/

0 komente