ekonomi:Lajme
Postuar më: 11 Dhjetor 2012 / 15:52

Bashkëpunimi i rëndësishëm për Kosovën

Bashkëpunimi i rëndësishëm për Kosovën
0

Në këtë takim u diskutua gjerësisht për bashkëpunimin e Kosovës dhe të Bankës Investive Evropiane, si dhe u përcaktua agjenda kohore për plotësimin e procedurave të nevojshme për nënshkrimin e Kontratës Kornizë si dokument bazik i kësaj banke.

Pas ratifikimit nga ana e institucioneve tona hapet rruga për investimet e kësaj Banke në projekte të ndryshme në Kosovë. Pas diskutimeve dhe harmonizimit që do të zhvillohen pritet që gjatë dy muajve të ardhshëm të nënshkruhet marrëveshja në mes të Kosovës dhe EIB.

Ministri Bedri Hamza duke falënderuar delegacionin për përkrahjen e anëtarësimit të Kosovës në Bankën e Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH), theksoi se bashkëpunimi me Bankën Investive Evropiane është shumë i rëndësishëm për Kosovën, dhe u zotua se Ministria e Financave do të jetë e përkushtuar maksimalisht për bashkëpunim me theks të veçantë në përgatitjen e projekteve cilësore dhe në harmoni me prioritetet e zhvillimit ekonomik të Kosovës, përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM-ve), në infrastrukturë, si dhe në sektorë të tjerë që do të reflektojnë nevojat e zhvillimit të vendit.

Ndërsa, përfaqësuesi i delegacionit të EIB-së, Matteo Rivellini shprehu gatishmërinë e plotë për bashkëpunim me Kosovën si dhe përkrahjen e projekteve që do të paraqiten nga pala kosovare. /Telegrafi/



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka