ekonomi:Lajme
Postuar më: 7 February 2013 / 09:58

BE diskuton për buxhetin

BE diskuton për buxhetin
0

Ato kanë dështuar të arrijnë kompromis në një samit të ngjashëm, që është mbajtur nëntorin e kaluar. Komisioni i BE-së – organi ekzekutiv i bllokut – ka kërkuar fillimisht një tavan buxhetor prej 1.025 trilion eurosh për periudhën 2014-2020 – çfarë paraqet rritje për 5 për qind.

Në nëntor, kjo shumë është ulur në 973 miliardë euro dhe më vonë në 943 miliardë. Britania e Madhe, Gjermania dhe vendet e tjera të Evropës veriore duan të ulin shpenzimet e BE-së.

Kreu i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka paralajmëruar për kursime, reforma dhe rritje të buxhetit.

Samiti në Bruksel do të zhvillojë punimet sot dhe nesër. /Telegrafi/
 

0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka