ekonomi:Lajme
Postuar më: 24 June 2008 / 05:47

Belle Air hap dhe një linjë të re nga Prishtina në Belgjikë

Belle Air hap dhe një linjë të re nga Prishtina në Belgjikë
0

Bëhet fjalë për linjë Prishtinë- Liege (Belgjikë), e cila do të startojë me fluturime që nga dita e sotme, e martë.

“Ky destinacion është në zemër të Evropës dhe ka shumë afër me Brukselin, vetëm 80 kilometra. Po ashtu gjendet afër Parisit, Amsterdamit dhe qyteteve të mëdha europiane”, thuhet në komunikatën që ka dërguar kjo kompani për media.

Qarkullimi i lirë i kompanive pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes Open Sky apo Qielli i Hapur ka rritur konkurrencën e aviokompanive në të gjithë botën.

Më herët këtë liri e kanë pasur vetëm kompanitë nacionale të shteteve ndërsa tani secila kompani mund të aterojë në Prishtinë të mbledh udhëtarë dhe të shkojë për një destinacion tjetër. /Telegrafi/

0 komente