ekonomi:Lajme
Postuar më: 25 Nëntor 2013 / 09:53

Belle Air pezullon pa afat të gjitha fluturimet

Belle Air pezullon pa afat të gjitha fluturimet
0

Në një deklaratë zyrtare të “Belle Air” ndër të tjera thuhet: “Të ndodhur përballë një situate tejet të vështirë e kemi të pamundur për të vazhduar fluturimet. Arsyet që na çuan në këtë pezullim janë situata e përgjithshme ekonomike, rënia e fuqisë blerëse, recesioni në tregjet kryesore ku operojmë, si edhe bllokimi prej më se 18 ditësh i të gjitha llogarive bankare të kompanisë Belle Air".

"Gjatë kësaj periudhe kompania Belle Air do të rinisë një proces ristrukturimi për t’u rikthyer së shpejti…Në këtë proces Kompania Belle Air fton të gjithë investitorët shqiptarë e të huaj të marrin pjesë për ripërtëritjen…”

Ndërkohë qindra udhëtarë kanë mbetur aeroporteve të huaja në pritje të kthimit në Tiranë dhe mijëra prenotimeve që janë bërë.

Kompania shqiptare e fluturimeve “Belle Air” muajt e fundit ishte pjesë e skandaleve, ku shumë pasagjerë mbetën aeroporteve, për shkak të dështimit të fluturimeve, edhe pse ishin prenotuar biletat. /Telegrafi/



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka