ekonomi:Lajme
Postuar më: 16 January 2013 / 20:24

Beqaj: Kosova ofron mundësi për investitorët francez

Beqaj: Kosova ofron mundësi për investitorët francez
0

 Ministri Besim Beqaj ka njoftuar diplomaten e sapoemëruar franceze me projektet që janë duke u zhvilluar në fushat që mbulon MZHE, siç janë ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike, rritja e efiçeincës së energjisë, zhvillimin i burimeve të ripërtëritshme dhe projektet tjera në telekomunikacion dhe infrastrukturë.

Beqaj ka vënë në dukje se Republika e Kosovës ofron një mundësi të mirë për investimeve nga ana e investitorëve francez, ndërsa ka shtuar se për këtë vendi ofron një kornizë ligjore mjaft të favorshme. Kreu i MZHE-së ka vlerësuar mbështetjen e Francës për Kosovën në të gjitha proceset duke nënvizuar se tashmë një vend të veçantë në këto marrëdhënie duhet të zë bashkëpunimi ekonomik. 

Nga ana e saj, ambasadorja e Francës, Maryse Daviet ka falënderuar ministrin Beqaj për informacionin e dhënë, duke konfirmuar se mbështetja e Francës për Kosovës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka