ekonomi:Lajme
Postuar më: 11 December 2012 / 15:47

BERZH-i shikon mundësit për financim në infrastrukturë

BERZH-i shikon mundësit për financim në infrastrukturë
0

Në takim ministri Fehmi Mujota me delegacionet e BERZH-it, i njoftoi me punët dhe projektet e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ai ka prezantuar një numër të konsiderueshëm të projekteve infrastrukturore, si ndërtimin e Autostradave, ndërtimin e rrugëve, zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit hekurudhor të Kosovës, si dhe projektet thera në fushat e përgjegjësitë e kësaj ministrie.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e BERZH-it, u zotuan se do të analizojnë të gjitha projektet dhe nevojat e Kosovës, në lëmine e Infrastrukturës.

Duke qenë takimi i parë zyrtar pas anëtarësimit të vendit tonë në këtë institucion financiar, palët u dakorduan që të vazhdojnë që të zgjerojnë bashkëpunimin në të gjitha drejtimet me qëllim të përftimit dhe mbështetjes më të gjerë të BERZH-it, në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të vendit tonë. /Telegrafi/

0 komente