ekonomi:Lajme
Postuar më: 22 August 2012 / 16:39

Bjeshkët e Rugovës

Bjeshkët e Rugovës
0

Regjioni i Rugovës ndodhet në pjesën perëndimore të Kosovës, dhe në veri-perëndim të Pejës. Hapësira rreth shtratit të Lumëbardhit ka pamje grykore në gjatësi prej 20 kilometra, ndërsa pjesa më e bukur e tij, Gryka e Rugovës, është e gjatë afër 10 kilometra.

Ajo është e thellë afër 1000 metra, ashtu që është e klasifikuar në rendin e kanjoneve më të thella në vend dhe në Evropë. Para se të hysh në pikën që karakterizon këtë grykë si kanjon tipik në kilometrin e 6-të ndodhet ujëvara e gjatë 25 metra që buron në shkëmb nga ana jugore e derdhet në lumë, raporton Rel.

Por pavarësisht potencialeve turistike që ka Kosova, mungesës së investimeve në resurse turistike, ka bërë që sektori i turizmit në Kosovë të mbetet mjaft i pazhvilluar. /Telegrafi/

0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka