ekonomi:Lajme
Postuar më: 3 February 2013 / 10:10

Blerësi i Distribucionit këshillohet të zvogëlojë numrin e të punësuarve

Blerësi i Distribucionit këshillohet të zvogëlojë numrin e të punësuarve
0

Kjo ndërmarrje që pritet të marrë pronësinë dhe menaxhimin e Distribucionit dhe të Shpërndarjes, nuk ka të drejtë që në tre vjetët e parë të zvogëlojë numrin e të punësuarve. Ky obligim ka ardhur nga vendimet e Qeverisë së Kosovës të miratuar edhe nga Kuvendi i Kosovës.

Rregullatori e ka stimuluar blerësin e KEDS-it që të ulë numrin e të punësuarve përmes aplikimit të “Faktorëve të efikasitetit”.

Përmes këtij faktori, ZRRE-ja e obligon një kompani që brenda një periudhe të caktuar të ulë koston operative dhe të mirëmbajtjes. E në koston operative hyjnë edhe numri i të punësuarve, përkatësisht kostoja që kompania ka për pagesën e pagave të punëtorëve, shkruan Koha.Ditore.

Në bazë të disa burimeve rreth 48 për qind e të punësuarve në Distribucion dhe Furnizim janë të panevojshëm për funksionim normal të kompanisë.

Përveç pagave, ka edhe faktorë të tjerë të operimit përmes të cilëve mund të ulet kostoja e operimit, siç janë: ulja e shpenzimeve për mirëmbajtjen, shpenzimet administrative, shpenzimet për derivate dhe shpenzime tjera operative, të cilat investohen në procese që kanë jetëgjatësi më të vogël se një vit. /Telegrafi/
 

0 komente