ekonomi:Lajme
Postuar më: 27 Shkurt 2013 / 10:18

Bordi i KEK-ut: Menaxhmenti të jap sqarime

Bordi i KEK-ut: Menaxhmenti të jap sqarime
0

Pas analizave sipas Bordit menaxhmenti i KEK-ut duhet të nxjerr konkluzione rreth faturave e po ashtu te merr masa disiplinore. “Me përfundimin e analizës së të gjitha ankesave të bëra për muajin janar 2013, menaxhmenti të nxjerr konkluzionet e nevojshme në bazë të të gjeturave dhe njëkohësisht të marrë masat e nevojshme disiplinore në përputhje me procedurat dhe rregulloret e brendshme të KEK-ut ndaj përgjegjësve në rast të vërtetimit të ndonjë shkeljeje”, thuhet në njoftimin Bordit të KEK-ut.

Po ashtu Bordi i ka lutur të gjitha komisionet e formuar rreth kësaj problematike të publikohen s amë shpejtë. “Komisioni i Auditimit është ngarkuar – përmes Zyrës së Auditimit të brendshëm në KEK të bëjë shqyrtimin e të gjitha të gjeturave nga komisionet e krijuara në kuadër të KEK-ut, si dhe të gjeturave nga komisionet e institucioneve tjera të jashtme të formuara për këtë çështje dhe t’i prezantojë rekomandimet e tij për Bordin e Drejtorëve”.

Bordi i KEK-ut i inkurajon konsumatorët që kanë pakënaqësi legjitime në faturat e tyre të muajit janar të paraqesin formalisht ankesë në KEK në përputhje me rregullat dhe procedurat e aplikuara. “Nëse konsumatori ka paraqitur një ankesë formale, KEK-u nuk do t’i shkyçë ata për faturën e kontestuar derisa ankesa të shqyrtohet dhe vendoset nga KEK-u”.

Por, Bordi i KEK-ut ka përkujtuar konsumatorët se ata kanë obligim të paguajnë faturat e energjisë elektrike që nuk janë objekt i ankesës formale dhe se ata do të shkyçen për mos pagesën e atyre faturave. /Telegrafi/



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka