ekonomi:Lajme
Postuar më: 23 July 2008 / 09:40

Brukseli i gjykon ilegale ndihmat e shtetit italian për Alitalia-n

Brukseli i gjykon ilegale ndihmat e shtetit italian për Alitalia-n
0

Nëse Komisioni Evropian mbron konkluzione të tilla në përmbajtje të hetimit ai do të deklarojë se një ndihmë e tillë ishte ilegale. Ai u bën thirrje të gjitha kompanive konkurrente të prezantojnë formalisht këndvështrimet e tyre mbi këtë çështje brenda një muaji.

Këto reagime do të pasurojnë hetimin e filluar në 11 qershor në Bruksel dhe që do të kërkojë akoma edhe disa muaj. Shumë kompani si “British Airways”, “Ryanair” ,”Iberia” kanë protestuar më parë për këtë ndihmë publike. Në 2004 në Romë i është dhënë dhe njëherë një ndihmë financiare “Alitalia-s”.

Sipas rregullave të Komisionit Evropian një kompani mund të pranojë vetëm një herë në 10 vjet një ndihmë të tillë.

Kryeministri italian Silvio Berluskoni deklaroi një javë më parë se kompanisë do ti jepej një ndihmë financiare, me mbështetje të shumë biznesmenëve. Sipas shtypit italian, plani parashikon të ndajë kompaninë në dy pjesë,që ti hapet rrugë një shoqërie të re që integron aktivitete fitimprurëse dhe një ngarkesë tjetër borxhesh dhe aktivitetesh pa të ardhme

Një zgjidhje e tillë do të pasohej me pushimin nga puna të shumë punëtorëve.

0 komente