ekonomi:Lajme
Postuar më: 17 January 2013 / 09:11

Bundesbank do të sjellë një pjesë të arit në Gjermani

Bundesbank do të sjellë një pjesë të arit në Gjermani
0

Aktualisht në Gjermani ndodhet më pak se një e treta e rezervës së saj të arit. Fillimisht, ari u zhvendos nga Gjermania si një masë paraprake kundër një pushtimi nga Bashkimi Sovjetik.

Bankat qendrore e mbajnë arin jashtë shtetit në mënyrë që të mund të përdoret për të blerë shpejt valutë të huaj në kohë krize. Bundesbank-a nuk do që të mbajë pjesë të rezervave të saj në Paris, duke qenë se edhe në Francë përdoret euro.

Në fund të këtij dhjetë vjeçari, Gjermania do të zvogëlojë sasinë e arit që mban në Nju Jork, nga 45 për qind në 37 për qind.

Asnjë sasi ari nuk do të zhvendoset nga kasafortat e Bankës së Anglisë. Gjermania do të vazhdojë të mbajë 13 për qind të rezervave të arit në Londër, bëri të ditur Banka Qendrore e Gjermanisë. /Telegrafi/

0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka