ekonomi:Lajme
Postuar më: 14 Dhjetor 2012 / 09:39

Buxheti , nuk targeton problemet e Kosovës

Buxheti , nuk targeton problemet e Kosovës
0

Lumir Abdixhiku ka thënë se të hyrat kryesisht janë do të jenë të bazuara nga importi. “Ekonomia e bazuar ne import, nuk sjell brumë për zhvillim ekonomik”.

Sipas tij, tendenca e shpenzimeve vazhdon të jetë në rritje, ani pse të hyrat nuk rriten. “Koncentrimi i shpenzimeve në autostradën për Shkup, i bie që edhe për 3-4 vitet e ardhshme duhet të sakrifikojmë shumë çka për këtë rrugë”, është shprehur Abdixhiku në emisionin Interaktiv të KTV-së, transmeton Orainfo.

Ai ka thënë se brenda 4 viteve të ardhshme parashihet të shpenzohen 800 milionë euro më shumë se sa të hyrat

Ndërkaq, anëtarësimin në BERZH, Aabdixhiku e ka vlerësuar si lajm të mirë, nëse kjo mundësi do të shfrytëzohet mirë nga institucionet e vendit. “Rrugët tona duhet të financohen prej BERZH-it që nuk parashihet në buxhet. Do të jetë lajm i mirë edhe për bizneset nëse do të jenë atraktive të fitojnë nga BERZH”, ka theksuar Abdixhiku. /Telegrafi/



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka