ekonomi:Lajme
Postuar më: 17 January 2013 / 14:02

Çmimi i naftës me rënie

Çmimi i naftës me rënie
0

Megjithatë masa e rënies së çmimit të kontratave në ditën e sotme ka qenë e kufizuar nga tensioni në lindjen e mesme ku përfshihet sulmi me bombë i fushës gazmbajtëse të Algjerisë.

Nafta bruto Brent e Londrës për marsin ra 13 cent në 109.55 dollarë për fuçi. Kurse nafta bruto amerikane për shkurtin ra 42 cent në 93.82 dollarë për fuçi.

Në treg ka pritshmëri që OPEC-u të premten të raportojë rënie të parashikimit të konsumit të naftës për këtë vit, dhe besohet se do shtojë presionin mbi çmimin e naftës bruto. /Telegrafi/

0 komente