ekonomi:Lajme
Postuar më: 28 December 2012 / 16:45

Coca-Cola gëzon fëmijët e SOS Fshatrave në Kosovë

Coca-Cola gëzon fëmijët e SOS Fshatrave në Kosovë
0

Karavani përveç argëtimit të fëmijëve të qytetit, këtë vit ka dedikuar një pjesë edhe për qëllime bamirësie. Fëmijët të cilët kanë vizituar Karavanin, kanë dhuruar lodrat e tyre dhe librat për fëmijët e SOS Fshatrave në Kosovë në këndin e punuar enkas për këtë çështje.

Përfaqësues të Coca-Cola kanë vizituar SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, ndërsa vizita ka qenë vazhdimësi e projektit dhe përveç lodrave të cilat fëmijët i kanë sjellë tek Karavani, Coca-Cola ka ndarë buxhet me të cilin fëmijëve të SOS Fshatrave ju ka dhuruar Libra, Materiale Shkollore si dhe Lodra tjera për më të vegjlit.

Gjatë vizitës Zonja Albana Zogu, Kordinatore për Mbledhjen e Fondeve në SOS, falënderoi Coca-Colan për mbështetjen e dhënë për vite me radhë këtij institucioni.

Coca-Cola ju uron festat e fundvitit dhe ju dëshiron çdo të mirë në 2013!. /Telegrafi/

0 komente