ekonomi:Lajme
Postuar më: 31 January 2013 / 15:31

Deutsche Bank humb 2.6 miliardë euro

Deutsche Bank humb 2.6 miliardë euro
0

Procesi i vetëpastrimit të ka nisur prej kohësh kreditori më i madh në gjermani synon ta largojë atë nga skandalet e të kaluarës dhe të ri-pozicionohet në tre me një kapital në cilësi më të mirë. Banka deklaroi se ka prioritet përmirësimin e kapitalit mbrojtës, tërheqja nga asetet me risk të lartë dhe çlirimi i kapitalit.

Sipas raportit të publikuar në orët e para të ditës së sotme, norma e kapitalit bazë Tier 1, të kësaj banke e përllogaritur sipas rregullave të reja të Bazel III qëndron në vlerën e 8 për qind në fund të vitit 2012. Ky është një përmirësim thelbësor në cilësinë e kapitalit krahasuar me nivelin 6 për qind të Tier 1 që regjistroi në fund të vitit 2011.

Pas raportit të situatës financiare për tremujorin e fundit analistët vlerësuan si pozitiv faktin që nuk do të ketë rritje të mëtejshme të kapitalit, pasi për tregun kjo nënkupton performancë të mirë të bankës. /Telegrafi/

0 komente