ekonomi:Lajme
Postuar më: 10 Janar 2013 / 14:13

Diaspora angazhohet në nismat socio-ekonomike në Kosovë

Diaspora angazhohet në nismat socio-ekonomike në Kosovë
0

Projekti Diaspora për Zhvillim ka për qëllim përfshirjen e diasporës në nismat socio-ekonomike në Kosovë dhe njëherazi të krijojë marrëdhënie më të mira ndërmjet Diasporës dhe Kosovës, të ndikoj në krijimin e politikave më të mira në mënyrë që diaspora të investojë; njohuritë, përvojën dhe financat në Kosovë dhe gjithashtu të ofrojë informata dhe shërbime më të mira për diasporën. Projektet të cilat kanë filluar të zbatohen janë: Shkëmbimi i përvojave ndërmjet bizneseve Kosovë – Zvicër– Ky projekt ka për qëllim të ndihmojë krijimin e marrëdhënieve më të mira në mes bizneseve në Kosovë dhe atyre të Diasporës – Zvicër.

Formimi i një shoqate të profesionistëve mjekësor në Zvicër– Ky projekt ka për qëllim formimin e një asociacioni të profesionistëve shëndetësor në Diasporë-Zvicër, për qëllimet e shkëmbimi të njohurive dhe eksperiencave të tyre në Kosovë. Përmirësimi i komunikimit Kosovë – Diasporë – Ka për qëllim përmirësimin e komunikimit dhe informimit ndërmjet Kosovës dhe Diasporës.

Për një përfaqësim më të drejtë të diasporës– Projekti ka për qëllim hulumtimin e praktikave më të mira të përfaqësimit politik të Diasporës dhe lobimin për aplikimin e formave të përfaqësimit politik të Diasporë në Kosovë.

Idetë e projekteve kanë lindur nga punëtoritë e organizuara nga DfD, të cilat janë mbajtur në Zvicër dhe Kosovë, në 4 tema: Promovimi i investimeve, të drejtat politike të diasporës, sistemi shëndetësor dhe martesat e detyruara. Përzgjedhja e temave është bërë nga vetë diaspora të cilat nëpërmjet portalit albinfo.ch kishin mundësi të votonin mbi 12 tema, të cilat ata i shihnin si shqetësuese në raport me Kosovën. Nga 12 projekt-propozimet e dala nga këto punëtori , 4 prej tyre u përzgjodhën të zbatohen në fazën pilotuese prej 6 muajsh. Nëse si të tilla dëshmojnë për një përmirësim të situatës dhe bashkëpunim të ngushtë mes Diasporës dhe Kosovë, projektet mund të kenë një vazhdimësi edhe më të gjatë, pa i përjashtuar edhe mundësit për projekte tjera, të cilat janë konform qëllimit të përgjithshëm të projektit diaspora për zhvillim. /Telegrafi/



0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka