ekonomi:Lajme
Postuar më: 1 February 2013 / 09:36

E shkrryejnë postën

E shkrryejnë postën
0

Menaxhmenti i Post-Telekomit të Kosovës duket se i ka fort merak telefonat. Për tre muaj zyra për prokurim e këtij institucioni shpalli pesë tenderë për furnizim me telefona mobilë. Vetëm dy kontratat e fundit për furnizim me telefona, që u nënshkruan këtë muaj, peshuan hiq më pak se 15 mijë euro. Kontrata e parë, që u dha me 28 të këtij muaji, kap vlerën prej 9.900 euro, ndërkaq e dyta, u dha një ditë më pas dhe arrin vlerën e 4.500 eurove.

Në të dy rastet tenderët i fitoi kompania importues e telefonave “Fmobile”.

Nga Zyra për informim e Post-Telekomit të Kosovës nuk kanë pranuar të flasin se për çfarë telefona bëhet fjalë dhe për kë po blihen ata. Ndërkohë gazeta i ka pritur gjatë tërë ditës së djeshme përgjigjet. “Nuk kemi përgjigje për këtë punë”, ka thënë prerazi zyrtari i PTK-së.

Ndërkaq, dy muajt e fundit të vitit të kaluar PTK kishte shpallur edhe tre tenderë tjerë për furnizim me telefona. Një në nëntor dhe dy në dhjetor. Të tri kontratat se bashku arrinin vlerën 20 mijë eurove.

Nga shoqëria civile thonë se këto shpenzime pa kontroll nga menaxhmenti i PTK-së po bëhen për ta zhvlerësuar ndërmarrjen, që është në prag të shitjes.

Armend Mazreku, analist i politikave në lëvizjen “FOL”, thotë se këto shpenzime me shumë sesa që janë shpenzime të komunikimit, janë çështje korrupsioni. “Ajo çka po shohim aktualisht dhe në të kaluarën, ndërmarrja kryesore më fitimprurëse që ka qenë në Kosovë, është provuar që të zhvlerësohet si ndërmarrje dhe kësisoj t’i ulet vlera e saj e shitjes”, ka thënë Mazreku. /Express/Telegrafi/

 

0 komente