ekonomi:Lajme
Postuar më: 23 April 2013 / 10:11

Ekonomia shqiptare u rrit vetëm 0.5%

Ekonomia shqiptare u rrit vetëm 0.5%
0

Në analizën e fundvitit Instituti i Statistikave përgenjështoi shifrën e qeverisë, duke vlerësuar rritjen ekonomike në 1. 7 për qind. Fondi Monetar Ndërkombëtar kishte paralajmëruar qeverinë që në fillim të vitit para së të hartohej buxheti duke i kërkuar të jetë realiste me treguesit ekonomikë dhe të llogariste rritjen ekonomike deri në 2 për qind.

Sipas Analizës zë INSTAT ekonomia shqiptare në tremujorin e katërt të vitit 2012 u rrit me 1.7 për qind kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2011, ndërsa krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012, u rrit me 0.1 për qind. Sipas të njëjtave të dhëna në këtë tremujor, degët që kanë pasur rritjet më të larta ishin posta dhe komunikacioni, industria dhe shërbimet e tjera respektivisht me 24 për qind, 7.8 për qind dhe 7.8 për qind krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2011.

INSTAT në analizën vjetore pasqyron se degët që u para-qitën me rënie në këtë tremujor krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti të mëparshëm dhe që ndikuan në tkurrjen e PBB-së ishin ndërtimi, transporti dhe tregti hotele e restorante respektivisht me 15.4 për qind, 8.4 për qind dhe 1.7 për qind.

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012, me rritje u paraqit posta dhe komunikacioni me 6.3 për qind, transporti me 5 për qind. Industria dhe ndërtimi u shfaqën me rënie krahasuar me tremujorin paraardhës, respektivisht me 4.8 për qind dhe 1.4 për qind. Dega e bujqësisë për këtë tremujor u rrit me 6.1 për qind, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2011 dhe 1.6 për qind kundrejt tremujorit paraardhës, raporton Shekulli.

Ekonomia shqiptare ka vuajtur gjatë vitit të shkuar mungesën e investimeve të huaja si dhe uljen e djeshme të remitancave, dërgesave të emigrantëve.

Për periudhën 2010-2012 vlera e Investimeve të Huaja Direkte është më e lartë se vlera e Remitancave. Në vitin 2010 shënohet edhe diferenca më e lartë mes vlerës së remitancave si dërgesa të emigrantëve dhe vlerës së investimeve të huaja direkte. Në këtë vit remitancat shënojnë 690 milionë euro ndërsa IHD janë në vlerën 789 milionë euro. /Telegrafi/

0 komente
Lajmet e fundit nga TEB Banka